APR – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Cirkun Kombëtar, Trade Folk Tirana, Centro Danza Mimoza, Yjet e së Ardhmes dhe Ansamblin e Tropojës organizojnë “Ngjyrat e Nëntorit” – aktivitetet kulturor dhe artistik me fëmijët dhe për fëmijët në prag të Festave të Mëdha të Nëntorit. Atmosferë festive dhe argëtuese në Sheshin “Skënderbej”, të Martën 28 Nëntor, ora 11:00.
Ju presim për të festuar së bashku!