Cikël poetik nga Andreas Dushi
Gjithë natën,
Fëtyrën tënde e shoh vizatuar,
Në pentagramin e pranverës time,
Që si melodi largon vjeshtën,
E ikjes tënde!
Agimi e theu triumfalisht xhamin e errësirës
Trishtim!
U erdhi fundi ëndrrave…
Ëndrrave të mia me ty!
***
Dashuria jote,
Më lagu këmbët me baticën e saj,
Unë u gënjeva e u hodha,
Për të notuar në të!
Batica iku,
Çka mbeti ishte rëra
Mes së cilës ngulur
Rrinte koka ime!
***
Boshi çeli krahët,
Përqafoi zbrazëtinë time…
U bënë një!
Bota tash si unë,
Asgjë nuk ka brënda,
Nuk ka çka!
Unë jam botë,
Bota është unë!
Bota e dikujt,
Por jo dikush
Bota ime!
***
Ikja jote,
Rrinte fshehur në trupin e një njeriu prej bore,
I cili u shkri
Nga dashuria e syve të mi!