Art & Kulturë

NEPOTIK

EXPO + PROMO
NEPOTIK Nr.4 [ foto rasti ]
17 Nëntor / 18:00

Përgjatë muajve të fundit, kemi punuar me artistë të rinj e me përvojë, entuziastë të fotografisë, dhe anëtarë të komuniteteve të ndryshme të interesuar të mësojnë dhe eksperimentojnë me mediumin e fotografisë analoge.

Të pajisur me aparate dhe filma 35mm, reth 30 pjesëmarrës dokumentuan urbanen dhe socialen e përditshmërisë së tyre, një praktikë individuale e sjellë më pas në një hapësirë kolektive përmes punëtorive fotografike të mbajtura nga Prof. Jochen Rohner në Bazament Art Space. Njohja me teknikat e zhvillimit dhe printimit të filmave në dhomën e errët solli realizimin e imazheve të para, duke krijuar mundësinë për vëzhgimin e një gjuhe vizuale të përbashkët.

Me pjesëmarrjen e:

@amantiapeza

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).