Filmi i radhës që do të shfaqet më 6 mars tek Biblioteka e Institutit është “Nën një yll të mirë” nga Carlo Verdone.
Federico Picchioni është një biznesmen i suksesshëm të cilit, i ndarë nga gruaja e tij kur fëmijët ishin ende të vegjël, i duhet të merret me ta, tashmë të rritur, si dhe me mbesën, pas vdekjes së papritur të gruas dhe pas një skandali financiar që e po e shkatërron. Bashkëjetesa që në fillim është tragjiko – komike; e para që e pëson është Gemma, shoqja e re Federico-s. Për të komplikuar më tej gjërat është ardhja e një fqinjeje të re dhe të zhurmshme, Luisa. Me profesion “prerëse kokash” është e detyruar, pavarësisht saj , për shkak të krizës, të pushojë nga puna me një ritëm marramendës duke u bërë objekt i telefonatave kërcënuese dhe tallëse si dhe ofendimeve shumëngjyrëshe. Pak nga pak qiramarrësja simpatike do të luajë një rol kyç…
06 mars 2019, ora 18.30 tek Biblioteka e Institutit. Hyrja është e lirë.