Art & Kulturë

Në shikim fshihen sëmundjet: Sytë zbulojnë gjendjen e trupit tuaj

Zhdukja e vetullave tregon në problemet me gjëndrat tiroide, sytë e “lagësht” paraqesin infeksione, të bardhët e syve me ngjyrë të verdhë për problemet me mëlçinë, ndërsa ndjeshmëria në dritë çrregullimet në imunitet.

Romantikët pohojnë që sytë janë pasqyra e shpirtit, ndërsa mjekët që zbulojnë gjendjen shëndetësore. Oftalmologët në retinën e syrit mund të gjejnë dhe diagnostikojnë një spektër të gjerë të sëmundjeve, nga diabeti, sëmundja e mëlçisë e deri te sëmundjet kardiovaskulare.

“Kontrollet e rregullta janë të rëndësishme, sepse shenjat e para të sëmundjes mund të vërehen para se të shfaqen simptomat. Shumica e sëmundjeve mund të detektohet me pajisje profesionale e cila mundëson kontroll komplet”, shpjegon Larry Benjamin nga Kolegji Mbretëror i Oftalmologjisë.

Shëndetin e syve përveç kontrollit e ruan edhe ushqimi i balancuar. Hulumtimet tregojnë që ushqimi i pasur me karotenoide reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e syve si pasojë e plakjes. Ushqimet e pasura me antioksidantë si spinaqi, lakra dhe lakra e gjelbër po ashtu ruajnë shikimin.

Ushqimi i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të njohura si vitamina për sy, redukton rrezikun nga katarakti ose pëlhura në sy. Gjenden në brokoli, misër, bizele, panxhar dhe kungull të njomë.

Ilaçi më i mirë për sytë e lodhur janë boronicat, ndërsa kajsitë, të pasura me betakarotene dhe likopenë, mund të ndihmojnë edhe në shërimin e disa sëmundjeve të syve.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).