Art & Kulturë

Ndërron jetë regjisori Mihal Luarasi

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare regjisori dhe dramaturgu i njohur Mihal Luarasi.

Ai ishte njëri nga tre regjisorët e shquar të periudhës më cilësore të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973: Luarasi-Spahivogli-Mani. Në skenën e Teatrit Kombëtar, Luarasi vuri pak pjesë, por ato u dalluan për cilësinë dhe nivelin e lartë artistik.

Është regjisor i dramës “Njolla të murrme” me trupën e Korçës, e cila u dënua nga ish-diktatori Enver Hoxha si vepër armiqësore. Por, Festivali i 11 i këngës në Radio Televizionin Shqiptar solli burgosjen e tij.

U dënua me 8 vite heqje lirie dhe deri në vitet ‘90 punoi si bojaxhi. Pas ndryshimit të regjimit, Mihal Luarasi vuri disa vepra në Teatrin Kombëtar, por edhe jashtë. Po ashtu, ai është autor i disa dramave shqiptare dhe librave për teatrin shqiptar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).