Ndërron jetë djali i vetëm i aktores Tinka Kurti

Është bërë e ditur se aktorja e njohur Tinka Kurti ka humbur djalin e saj ditën e diel. Ai ishte fëmija i vetëm i aktores.

Këtë lajm e ka bërë të ditur shkrimtarja Flutura Açka në Facebook, e cila ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për këtë humbje kaq të madhe.

 “Tinkën, ç’e paska gjetë!

Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin.

Sa tepër duke fjalët. I paqes, Zef Kurti!” shkruan Açka.

Ndërkohë, akademiku Përparim Kabo ka treguar se Zef Kurti ndërroi jetë për shkaqe natyrale, teksa ishte duke larguar borën pranë banesës.

Kabo ka ngushëlluar Tinka Kurtin, ndërsa ka treguar dhe bisedën me të ëmën përpara se të nisej për në Kanada.

Postimi i Kabos

Eshtë e vërtetë biri i vetëm i artistës së madhe Tinka Kurti ka ndruar jetë në Canda në kushte natyrore…pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën disa orë më pas duke larguar borën…Unë bisedova me Tinkën …ishte për mua shumë e vështirë por dhe për të…mezi priste të udhëtonte drejt Canadasë…Ministria e Punëve të Jashtëme ka treguar kujdes të mënjehëreshëm për udhëtimin drejt Canadasë…Biseda me të ishte ishte shumë dhimbshëm ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë…Më ka vdek djali..ku ku…!

Tinka e shtrenjtë kjo humbje është krejt e pamerituar…por jemi të pafuqishëm. Ajo zemër djali që në dhjetor 2017 on line i thoshte në 85 vjetorin e lindjes gjatë një aktiviteti zhvilluar në Shkodër …Nana ime të dua shumë…tani nuk rreh më..pushoi …Fatalitet…! Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin mbase është i pamjaftueshëm…por diçka ka në të…ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti…Mbahu finsike…Zoti qoftë me Ty dhe famijen tuaj! Amin !

pkabo 5 shkurt 2018