Art & Kulturë

Ismail Kadare nominohet për çmimin e autorit më të mirë nga BERZH

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është kandiduar për Ҫmimin e Letërsisë  me veprën e tij “Kamarja e Turpit”, duke u përzgjedhur si një ndër gjashtë autorët më të mirë në garë.

Çmimi do të jepet nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe në short-listën prej 6 shkrimtarësh, Kadare garon krahas autorëve të tjerë të njohur, si shkrimtari Orhan Pamuk.

Kjo është hera e parë që BERZH shpall nominimet për çmimet në letërsi, ku ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 10 prill. Gjithashtu, ai do të shoqërohet edhe me vlerën e 20.000 eurove.

Vepra “Kamarja e Turpit” është shkruar rreth 40 vite më parë në gjuhën shqipe, si një parodi mbi diktaturën komuniste dhe është përkthyer vitin e kaluar edhe në gjuhën angleze.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).