Art & Kulturë

Ndarja nga jeta e aktorit Shpëtim Zani, Margariti: La pas një portret të pazëvendësueshëm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shprehur ngushëllimet familjarëve të aktorit Shpëtim Zani, i cili u nda sot nga jeta.

Ministrja thotë se Zanit iu desh vetëm një rol për të hyrë në historinë e kinematografisë shqiptare. “Shpëtim Zanit iu desh vetëm një rol që të hynte në historinë e kinematografisë shqiptare. Ai u nda nga jeta heshtur, por duke lënë pas një portret të pazëvendësueshëm, atë të Colit, në filmin “Debatik”. Lamtumirë djaloshi i përjetshëm!” – thotë Margariti.

Ishte viti i largët 1960 kur regjisori i mirënjohur Hysen Hakani e përzgjodhi atë për rolin kryesor në filmin “Debatik” (1961), një djalë i shkathët, që binte në sy për lojën e bukur, krejt natyrshëm, dhe që fitoi admirimin dhe dashurinë e publikut për vite e vite me radhë.

Shpëtim Zani, i njohur për rolin e Colit në filmin “Debatik”, është ndarë nga jeta ditën e sotme, si pasojë e një ataku kardiak.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).