Art & Kulturë

Ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani

Është ndarë në moshën 56 vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani. Ende nuk dihen shkaqet zyrtare të ndarjes së parakohshme nga jeta të regjisorit, por mësohet se regjisori ndodhej në Itali ku po kryente montazhin e filmit të tij të fundit “Liqeni im”.

 

Gjergj Xhuvani kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve sot Universiteti i Arteve. Ai është skenaristi dhe regjisori i disa filmave, përmendin “I dashur armik”, “Parrullat”, “Lindje perëndim lindje” e shumë të tjerë. “Engjejt jane larg” ishte filmi i fundit që u shfaq në kinematë shqiptare dy vite me parë. Gjergj Xhuvani risolli luften e Kosovës përmes historisë së 12 fëmijëve të një jetimoreje në Gjakovë, që nën kujdesin e një prifti ata përpiqen ti mbijetojnë asaj.

Xhuvani ka qenë 2 here fitues i Çmimeve Kult në kategorine Filmi i Vitit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).