Art & Kulturë

Nata e kinemasë – Fëmijët e Diktaturës

Këtë të mërkurë, në orën 17:00, Shtëpia e Evropës ju fton në shfaqjen e “Fëmijët e Diktaturës” një dokumentar të prodhuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Departamentin e Filmit në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Me regji nga Besnik Bisha, dokumentari është përqendruar në katër personazhe të brezave të ndryshëm që kanë lindur dhe kanë kaluar fëmijërinë e tyre në burgje ose zona internimi.

“Fëmijët e Diktaturës” synon të rrisë vetëdijen e brezit të ri mbi jetën e individit, kur shpesh edhe të porsalindurit ndëshkoheshin sipas ligjit të kohës si “armiq të popullit”.

Ngjarja do të pritet nga zonja Jonila Godole dhe do të pasohet nga një diskutim i hapur me pjesëmarrjen e personazheve në dokumentar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).