Art & Kulturë

NANA

eta e një familje, në kushte jo shumë të mira financiare, vjen e keqësohet momentin kur zonja e shtëpisë mbetet e ve (vejushë) në moshë shumë të re. Një grua shtatzënë, e cila nuk di si të mbijetojë në një shtëpi të vjetër, të ftohtë, shpirti i saj ngrohet momentin kur sjell në jetë foshnjen e vet. Gëzimi i saj sa vjen e shtohet momentin kur e bën burrë, dhëndër. Mirëpo, jo çdo gjë shkon siç duhet në familjen e tyre, si ndoshta më parë. Anëtarja e re e familjes, nusja e djalit, mundohet të menaxhojë shtëpinë siç ajo dëshiron, arrin t’iu ndërrojë sistemin e jetesës dhe krijon konfliktet e para me të ëmën e djalit, si dhe t’i acaroje marrëdhëniet nënë e bir. Fillon lidhja e tyre si prind dhe fëmijë të ftohet deri në atë pikë, saqë djali heq dorë nga përkujdesja ndaj të ëmës dhe vendos të largohet nga shtëpia bashkë me gruan e vet. Ndërsa çifti, i cili u largua nga shtëpia për një jetë më të rehatshme, nuk arriti të gjejë qetësi, mbasi problemi ishte tek ata të dy, të cilët nuk arritën kurrë të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Sot, 24 prill, në Teatrin Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ora 20:00

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).