Art & Kulturë

Na ishte njëherë Tirana, Shqipëria…

Performancë teatrore mbështetur në librin me kujtime të Mustafa Greblleshit

Dramatizimi dhe regjia nga Stefan Çapaliku
Interpretojnë Alfred Bualoti dhe Ledian Gjeçi
Koreografia Rosella Pellicciotti; Koncermaester Aldi Damo

Diten e Enjte, me date 05 Shtator 2019, ora 20.00 prove gjenerale e hapur per publikun
Ditën e Premte, me datë 06 Shtator 2019, ora 20.00 shfaqja premiere

Performanca “Na ishte njëherë Tirana, Shqipëria” mbështetet mbi librin me kujtime të Mustafa Greblleshit, i cili pershkruan Tiranën dhe Shqipërinë e viteve 1939-1944. Në këtë libër gjendet ajo periudhë e jetës së kryeqytetit tonë e mbushur me lëvizje të mëdha politike, kulturore dhe sociale. Të gjitha këto përshkruhen nga pena e një gazetari, romancieri dhe përkthyesi nacionalist, si Mustafa Greblleshi, fati i të cilit në periudhën e mëpastajme është ai i një njeriu që “jeton pa u vënë re”.

Mustafa Greblleshi na e përcjell epokën e vet mbushur me ngjyra dhe me detaje njerëzore që flasin për një qytetari, njerzillëk dhe vlera morale, që koha jonë në mos i ka anashkaluar, i ka vënë thellësisht në dyshim. Në këtë kuptim përcjellja e kësaj bote prej një tjetër mediumi, siç është teatri, në kontekstin origjinal arkitektonik dhe urban të Pazarit të Ri të Tiranës, do përbëjë një gjest më se estetik dhe të mikpritur prej komunitetit lokal dhe më gjërë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).