Mesa duket, viti 2018 do të jetë viti i muzeve dhe parqeve arkeologjike, pasi përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, ka pasur një rritje të numrit të vizitorëve në këto monumente kulture.
Instituti i Statistikave ka publikuar shifrat e kulturës, të cilat tregojnë se numri i vizitorëve në muze gjatë tremujorit të parë të 2018 është 24.477, duke u rritur me 83.7 % në krahasim me tremujorin e parë të 2017.
“Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 39,4 %, ndërmjet tremujorit të parë 2018 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2017. Në tremujorin e parë 2018 numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 13.872, me një rritje prej 61,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm”, thuhet në raport.
Po ashtu, një rritje e numrit të personave që kanë shkuar në Teatër është parë gjatë këtij tremujori, një shifër që lidhet edhe me rritjen e numrit të shfaqjeve gjatë këtij viti. Pjesëmarrja mesatare sipas shifrave zyrtare, në tremujorin e parë 2018 është 218 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017