Art & Kulturë

Mos ma prek Vjosën – Save Albanian rivers. Koncert sensibilizues

Mos ma prek Vjosën!
Xhevahiri i egër i Evropës.
Koncert sensibilizues në mbrojtje të Lumit Vjosa
18. Tetor 2017 / Ora: 19.00 /
Në Tiranë – Sheshi përballë Muzeut Kombëtar

LUM LUMI I LIRË!

Elina Duni, Eda Zari
Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Grupi i Bënçës, Blerat & Besfort Këpuska, Dj. ODA
Falenderojmë Grafik studio PIK, për posterin!

Artistët kthehen sërish, fill pas një viti nga koncertet protestë “Mos ma prek Valbonën“, dhe “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri“, në Sheshin e Kryeqytetit, pranë Muzeut Kombëtar më datën 18 tetor, në mbrojtje të Lumit Vjosa.

Jemi të ndërgjegjshëm!
Arti nuk është shpëtimtar i botës, gjithashtu jo domosdoshmërisht mund të përmirësojë mëkatet e vendim-marrësve kundrejt shoqërisë, tokës, natyrës, ujit apo çfarëdo situate të pasigurtë jetësore! Arti, fal vetëm zërin paqësor, për të sensibilizuar, ndërgjegjësuar ndaj pasojave të pariparueshme kolektive, për të cilat gjithkush duhet të luftojë, në momentin dhe kohën e duhur.

Respekto kufijtë e natyrës, si të ishin kufijtë e tu!
Konsiderata dhe respekti për natyrën është baza e një jete të denjë, në një shoqëri të denjë.

Mblidhemi tok, dhe përtej 1001 halleve që ka shoqëria e vendi ynë, kur vijmë tek natyra, lumenjtë themi: Si do i përgjigjemi literarisht pyetjes së këngës përmetare „A kanë ujë ato burime“?
“Vullnetarë për një tokë të gjelbër e lumenj të lire“, për ketë kemi nevojë sot.

Vjosa, vlera sociale dhe kulturore
Për njerëzit që jetojnë në brigjet e tyre, Vjosa luan një rol qendror në jetën e përditshme. Tarracat e lumenjve ofrojnë tokë pjellore për bujqësi dhe blegtori. Pasuria dhe shumëllojshmëria e peshkut është një faktor thelbësor ekonomik dhe është jetesa për peshkatarët lokalë. Turizmi rekreativ i Vjosës dhe degët e tij po fitojnë rëndësi, sidomos në vitet e fundit, ku sportet si rafting, paddling dhe not janë duke u bërë gjithnjë e më popullore.
Ekzistenca e bizneseve të vogla dhe kompanive të ekoturizmit varet nga një Vjosë e lirë. Përveç kësaj, lumi kristal i qartë ka një vlerë emocionale për njerëzit në Shqipëri: Vjosa perceptohet si një trashëgimi kulturore. Shumë vajza tani quhen Vjosa; emri qëndron për bukurinë dhe ndjeshmërinë e lumit.

Xhevahir i egër i Evropës
E kemi në mes tonë, në Shqipëri!

Vjosa është një thesar evropian. Vlera e saj më e madhe është integriteti i saj. Digat do të shkatërronin këtë ekosistem unik dhe do të minonin potencialin e tij të madh për zhvillimin e ekoturizmit të qëndrueshëm në rajon.
Vjosa në Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit të egër që jetojnë në Evropë. Në rrugën e saj mbi 270 km, Vjosa rrjedh e pandikuar në mënyrë të natyrshme, e karakterizuar nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme. Me degët e saj, Vjosa ofron një ekosistem dinamik, natyror që është i pashembullt në të gjithë Evropën.
Me pak fjalë:

Huazojmë lumturinë e shkencëtareve evropian si ajo e Friedrich Schiemer (Prof. Dr. Viena Universitet) tek thotë; “Për ne Vjosa është si të përplasemi me një ishulli FATI të humbur prej kohësh. Në këtë parajsë ne mund të shqyrtojmë se çfarë vlerash fal një lumë i egër. Në Evropë nuk ka më një të tillë.“

Është ironik, fakti që hulumtuesit nga Gjermania dhe Austria luftojnë për lumenjtë natyrorë të Shqipërisë për lirinë e tyre. Ata në të njëjtën kohë manifestojnë pikëllimin e tyre, ndaj lumenjve si Danubi, Rhein dhe Main të cilët janë pjesërisht të betonuar deri në pikën e të qenit krejtësisht të panjohshëm.
“Ne kërkojmë shumë nga shqiptarët”, rrëfejnë shkencëtarët.
„Në atë kohë askush nuk ka qenë kurrë i shqetësuar për lumenjtë natyrorë. Kur ndërtuam hidrocentrale dhe ndreqëm lumenjtë, dinim shumë pak për dinamikën komplekse të sistemeve të tilla”, shpjegon Schiemer. Vetëm gjatë 20, 30 viteve të fundit njerëzit filluan të kuptonin rëndësinë e lumenjve të paprekur për natyrën, jetën dhe brezat. “Ne duam të parandalojmë që shqiptarët të përsërisin të njëjtat gabime që kemi kryer në të kaluarën“.

Në Shqipëri planifikohet ndërtimi i rreth 500 hidrocentraleve, fakt i cili kërcënon të gjithë lumenjtë e Shqipërisë.
Eksperiencat e kaluara na tregojnë se formatet e solidarizimit, thirrjet për bashkim në kauzë, ndërgjegjësimet kolektive, shumica (fatkeqësisht) nuk i kuptojnë, me dashje ose pa. Politikë-bërësit nuk duan t´ja dinë. Por as artistët nuk duan t´ja dinë! Solidarizim, duhet të tregojnë të gjithë ata që kanë një fije atdhetarizmi, ndjejnë akoma se kanë ende lidhje me mëmë-dheun, se kjo kauzë ju përket edhe brezave të ardhshëm dhe kush është indiferent i bën dëm të pakthyeshëm të ardhmes së vet dhe pasardhësve Fakti që politikë-bërësit nuk përfillin fare edhe kur bëjmë tubime /protestë /koncert etj., kjo na forcon më fort zërin. Janë shkelur konventa dhe ligje kaq hapur, ndaj dhe çështja ndodhet në gjykatë, dhe kështu ajo do të shkojë qoftë dhe në atë ndërkombëtare. Nuk mund të lihet diçka kaq madhore në ndërgjegjen e njerëzve skepto-apatikë që i ua kanë gozhduar trutë me propagandë-konsumizmi.

Me Vjosën humbet mrekullia e fundit blu e Evropës!
Vjosa duhet të rrjedhë e lirë për jetën dhe fëmijët tanë! Tani është koha e duhur. Në rast se dëgjohet zëri i arsyes, ai duhet të dëgjohet tani. Bëje zërin tënd të dëgjohet!

Ejani, të mërkurën me datë 18 tetor 2017. Ju sjelltë e mbara!

Ky koncert vjen në mbështetje të Fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e cila zbatohet nga EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur.
Ky koncert mbështetet: PATAGONIA dhe MAVA

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).