Art & Kulturë

Mos humb nesër magjinë e Mbrëmjes Gala të “Çmimeve KULT 2019”!

Mos harroni, nesër më 17 Dhjetor do të zhvillohet Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2019. Do të jetë një mbrëmje magjike me plot surpriza e të ftuar specialë kështu që mos e humbisni.

E marta e 17 Dhjetorit do të sjellë shumë surpriza për të gjithë të ftuarit dhe teleshikuesit, duke e bërë në të gjitha dimensionet një mbrëmje unike të artit shqiptar.

Nën drejtimin e dy prezantuesve Enkel Demi dhe Edi Oga, mbrëmja e Çmimeve Kult do të garantojë spektakël të paharrueshëm, nga artistë të pakonkurrueshëm në tregun muzikor dhe jo vetëm.

Tenori, Denis Skura dhe këngëtarja e famshme Venera Lumani do të sjellin një duet të padëgjuar kurrë më parë dhe një performancë të shkëlqyer që do të ngrejë në këmbë publikun e Çmimeve Kult.

E sigurisht një mbrëmjeje si kjo nuk mund t’i mungonte një “Libertango” nga primo-balerinët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Adela dhe Anxhelo Muçollari, motër e vëlla. Kujtojmë se Adela është edhe dy herë fituese e Çmimeve Kult.

Një performancë spektakolare do të vijë edhe nga Orkestra e Harqeve e SIGAL Uniqa Group Austria, me Dirigjent, Ermir Dizdari, mjeshtër i madh. Në skenën e Çmimeve Kult 2019 do të vendosen plot 12 harqe që do të emocionojnë publikun.

Janë Çmimet Kult, është 15-vjetor dhe padyshim që do të jetë një mbrëmje e paharrueshme e me plot surpriza të tjera, kështu që të gjithë adhuruesit që duan ta ndjekin nga afër spektaklin, biletat mund të rezervohen duke klikuar në këtë link: www.myticket.al.

Ndërkohë mos harroni që emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve Kult.

Janë 78 artistë të nominuar, për 13 Çmime të mëdha si dhe dy Çmime Speciale.

Mbrëmja Gala e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse fillon në orën 19:30, dhe transmetohet LIVE në televizionin kombëtar Klan Plus.

Duke ju uruar Gëzuar Festat, ju risjellim edhe njëherë në vëmendje të nominuarit sipas kategorive, nga Kënga më e Mirë e Vitit e deri tek Përkthimi më i Mirë i Vitit:

KËNGA E VITIT:
1. Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”
2. Aurel Thëllimi me këngën “Të dua ty”
3. Elton Deda me këngën “Qetësisht”
4. Elvana Gjata me këngën “Gjërat kanë ndryshuar”
5. Kejsi Tola me këngën “Më ke mua”
6. Sidrit Bejleri me këngën “A e ke ndi?”

INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:
1. Armaldo Kllogjeri me Don Josè në Operën “Carmen”
2. Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”
3. Denis Skura me Gabriel von Eisenstein në Operetën “Lakuriqi i natës”
4. Dorina Selimaj me Micaela dhe Frasquita në Operën “Carmen”
5. Ivana Hoxha me Carmen në Operën “Carmen”
6. Renisa Laçka me Rosalinde në Operetën “Lakuriqi i natës”

INSTRUMENTISTI I VITIT:
1. Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludwig August Lebrun
2. Elvis Rudi, Flaut me Sonata për flaut dhe piano ngaJ.S.Bach, P.Gaubert, P.Sancan, dhe F.Kuhlau
3. Jonian Kadesha, Violinë me Koncert Recital
4. Marin Gjollma, Piano me Koncert për piano dhe orkestër nga F.Mendelssohn, L.V.Beethoven dhe R.Schumann
5. Merita Rexha Tërshana, Piano me Koncert për piano dhe orkestër nga Tonin Harapi
6. Tedi Papavrami, Violinë me Sonata për violinë dhe piano nga Ludwing Van Beethoven

BALERINI I VITIT:
1. Adela Muçollari me Zhizel tek “Zhizel”
2. Anxhelo Muçollari me Albert tek “Zhizel”
3. Dion Gjinika me Hans tek “Zhizel”
4. Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”
5. Ledia Sulaj me Zhizel tek “Zhizel”
6. Rovena Shqevi me Mirta tek “Zhizel”

MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT:
1. Arben Derhemi me “Rrno për me tregue”
2. Gentian Hazizi me “Çfarë do bëhem kur të rritem?”
3. Herion Mustafaraj me “Prapaskenat e fatit”
4. Mehdi Malka me “Marr guximin…”
5. Olta Daku me “Shirli Valentina”
6. Romir Zalla me “Mbroni shpellarin”

AKTORI I VITIT:
1. Besmir Bitraku me Krijesa tek “Frankenshtain”
2. Gentian Zenelaj me Sesil Haversham tek “Komedia që shkon për dreq”
3. Indrit Çobani me Makbeth tek “Makbeth”
4. Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”
5. Lulzim Zeqja me Henri tek “Frankenshtain”
6. Roerd Toçe me Piter VanDan tek “Ditari i Ana Frank”

AKTORJA E VITIT:
1. Egla Ceno me Xhesi tek “Natën, Má!”
2. Ilirda Bejleri me Ajo tek “Një engjëll në katin e 11-të”
3. Ilire Vinca me Nëna tek “Natën, Má!”
4. Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”
5. Luli Bitri me Znj. Makbeth tek “Makbeth”
6. Zamira Kita me Frosina tek “Kopraci”

DOKUMENTARI I VITIT:
1. Besnik Bisha me “Fëmijët e diktaturës”
2. Bujar Alimani me “Zois”
3. Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”
4. Mevlan Shanaj me “Koha e Pelikulës”
5. Saimir Kumbaro me “Një cicëron për historinë”
6. Suela Bako dhe Yllka Gjollesha me “Dritë”

REGJIA E VITIT:
1. Altin Basha me “Gomari i Babatasit”
2. Andia Xhunga me “Tag”
3. Ema Andrea me “Natën, Má!”
4. Fatos Berisha me “At Sergi”
5. Ilir Bokshi me “Frankenshtain”
6. Kled Kapexhiu me “Makbeth”

ARTISTI PAMOR I VITIT:
1. Edi Hila me “Edi Hila: Piktori i transformimit”
2. Gazmend Leka me “Lutja”
3. Ilir Pojani me “Të eksplorosh të padukshmen”
4. Kreshnik Xhiku me “Vitruvian”
5. Kristo Krisiko me “Prolog epilog”
6. Mikel Temo me “TR.PR.VR”

LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT:
1. Blerina Suta me “Hulumtime mbi veprën e Át Gjergj Fishtës”
2. Matteo Mandalà me “Studime albanologjike”
3. Nebi Bardhoshi dhe Olsi Lelaj me “Etnografi në Diktaturë: Dija, Shteti, Holokausti Ynë”
4. Pranvera Bogdani me “Balshajt”
5. Rami Memushaj me “Për shqipen standarde III”
6. Romeo Gurakuqi me “Shqipëria dhe tokat e lirueme: 1939-1946”

LIBRI ARTISTIK I VITIT:
1. Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur”
2. Brajan Sukaj me “Ciklopi”
3. Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
4. Flutura Açka me “Roja i dritës”
5. Gazmend Kapllani me “I keqi i vetes”
6. Sabri Hamiti me “Kukuta e Sokratit”

PËRKTHIMI I VITIT:
1. Agron Tufa me “Flokëborët e zeza” nga Paul Celan
2. Edit Dibra me “Albertina e zhdukur” nga Marcel Proust
3. Edmond Tupja me “Një ballkon në pyll” nga Julien Gracq
4. Erion Karabolli me “Abadoni, engjëlli i skëterrës” nga Ernesto Sábato
5. Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro
6. Primo Shllaku me “Lulet e së keqes” nga Charles Baudelaire

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).