Art & Kulturë

Mobile Homme – Shfaqje muzikore dhe akrobacie në ajër. Tek Sheshi Skënderbej…

E shtunë 29 shtator – 17:00 – Sheshi Skënderbej

Cili është ai fëmijë që nuk ka parë ëndrra të bukura përpara një lodre të varur në krevatin e tij, i përhumbur në lëvizjet e personazheve të vegjël të cilët tunden nën fijet e najlonit sapo fryn fare pak…

Imagjinoni një lodër të tillë të përbërë nga nën-oficerë drejtues të një fanfare prej mishi dhe kockash.
Imagjinoni sikur një trapeziste delikate të vijë të lëviz në zemër të këtij « bistaku » ajror dhe të përçojë një erë çmendurie nga lëvizjet e saj të lira…

Imagjinoni rrahjet e lehta, spërkatjet e mprehta dhe zhurmat e shurdhëta që rrjedhin nga kjo gjashtëshe tamburësh qiellorë…

Me anë të mekanikës sinkope dhe ritmit të zbutur, vala e Tamburëve bën përpara. Në fund të vargut të ushtarëve të vegjël prej plumbi, ndodhen torollaku, budallai dhe i përhumburi, i cili më shumë dëshiron të josh spektatorët ose të testojë tingullin e koshave sesa të marshojë. Gjithçka ndodh atje sipër në qiell të hapur, aty ku ne do të zbulojmë se nën petkun e klounit fshihej një trapeziste e bukur.

Spektakli i kompanisë Transe Express, i organizuar nga Ambasada e Francës në Shqipëri me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Aleancës Franceze të Tiranës.

Në bashkëpunim artistik me Cirkun Kombëtar, Teatrin e Metropolit dhe Banda Frymore e Qytetit të Tiranës.
Për të vegjël e të rritur.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).