MISTO

‼️MISTO ‼️
✍️Autor | Naun Shundi
🎭𝘙𝘦𝘨𝘫𝘪𝘴𝘰𝘳 | Françeska Hysi
𝘐𝘯𝘵𝘦𝘳𝘱𝘳𝘦𝘵𝘰𝘫𝘯𝘦̈:
Ermir Jonka | Kleard Gërmenji | Enisa Hysa
As/regjisor | Jurgen Dervishi
𝘚𝘬𝘦𝘯𝘢 & 𝘒𝘰𝘴𝘵𝘶𝘮𝘦𝘵 | Stivi Rapo
🗓➡️26-27 𝗡𝗲̈𝗻𝘁𝗼𝗿 & 2-3-4 Dhjetor | 𝗢𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬
📍𝘛𝘦𝘢𝘵𝘳𝘪 privat “Zonja e Bujtinës” Teatri Privat “Zonja e Bujtines”
🎫𝗥𝗲𝘇𝗲𝗿𝘃𝗶𝗺𝗲 & 𝗕𝗶𝗹𝗲𝘁𝗮
𝗧𝗲𝗹 /📱➡️ 0692396314
ℹ️𝘉𝘪𝘭𝘦𝘵𝘢 𝘬𝘶𝘴𝘩𝘵𝘰𝘯 300 𝘭𝘦𝘬ë.
🎭“Misto” një dramë me nota humori, ose një komedi me nota dramatike. 1-shi, 2-shi dhe 3-shi, tri personazhe të zakonshëm por aspak të zakontë. Ata janë në pritje dhe në kërkim të vazhdueshëm. Presin duke kërkuar dhe kërkojnë duke pritur. Ecin pa e ditur se ku do të shkojnë, flasin por nuk sqarohen, heshtin dhe thonë shumë.
Janë të vdekur mes të gjallëve dhe te gjallë mes të pa-jetëve. Apatik mes aktesh kaotike.
Tre shpirtëra artistësh te cilet kanë humbur vetëveten në kurthin e “botës teknologjike”, aty ku frymëzimi dhe arti i tyre po “mekanizohet” çdo herë e më shumë.
Çfarë i lidh dhe i ndan këta tre personazhe është Misto. Gjithmonë pjesë e tyre, mes tyre, por asnjëherë prezent. 1-shi, 2-shi, 3-shi janë gjithmonë në kërkim të një sinboize në rrugëtimin e tyre … Ndoshta ti mund të jesh i 4-ti.
ℹ️ Prodhim i Fondit të Teatrit për të Rinj, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës , Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Teatri Privat “Zonja e Bujtinës”.
Ministria e Kulturës #fonditeatritperterinj