Art & Kulturë

Misteri i njerëzve të “deteve” që shkatërruan me qindra qytetërime/ Kush ishin ata?

Gjatë epokës së Bronzit të vonë, qytetërimi po zhvillohej me hapa të shpejta në zonën e Mesdheut dhe të detit Egje. Mbretëri të tëra që kishin në bazë të tyre vendosjen e rregullit ishin duke lulëzuar dhe teknologjia po përparonte.

Fisi i mikenasve kishte pallate madhështorë në Greqi e Kretë, ndërsa fisi i anatolëve dominonte zonën e Turqisë. Ndërkohë, fisi Canaan kontrollonte tokën e shenjtë: Izraelin, Jordaninë dhe Lebanin. Por, gjithçka filloi të ndryshonte rreth vitit 1200 para Krishtit.

Brenda një kohe të shkurtër, të gjitha këto qytetërime u zhdukën nga historia dhe njerëzit që mbijetuan, humbën të gjitha aftësitë që kishin mësuar: Shkrimin, leximin, duke u kthyer tek dëfrimet e kohëve antike: Piktura e bërja e qeramikave me dorë.

Por nga çfarë u shkaktua kjo zhdukje e civilizimit? E njohur si “Përmbysja e Epokës së Bronzit”, ky event vazhdon të jetë një prej pikave më të errëta dhe misterioze të historianëve anembanë botës. Nga çfarë dihet, kjo ‘përmbytje’ u shkaktua nga njerëzit misterioz “detit”- Një fis inferior, i pazhvilluar teknologjikisht, por me një fuqi të madhe ushtarake, që plaçkisnin qytete me rradhë, duke u njohur si shkatërruesit e këtyre qytetërimeve të mëdha.

Anatolia

Origjina e tyre ende nuk njihet dhe askush nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi me ta pas luftës së fundit në Egjipt. Gjithashtu, për historianët është misterioze mënyra se si ata ia dolën të mposhtin këto civilizime që teknikisht ishin më të avancuara se armët ushtarake që ata përdornin.

Pa asnjë të dhënë të saktë që të datojë prej asaj periudhe dhe vetëm me disa detaje të vogla që janë mbledhur mbi këta “njerëz të detit”, ne mund të mos ta dimë kurrë se prej nga vinin dhe ku u zhduk ky fis ushtarak…

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).