Misioni i Korabit II
Pas suksesit te Misioni Mali i Korabit 2017, i cili nisi me datë 5 mars, për tu kurorëzuar me ngjitjen në malin e Korabit me datën 2 Korrik, do të vazhdojmë po të njëjtën traditë, për të pushtuar majat e Shqipërisë.
Misioni Korabi II do të jetë më i gjate në periudhe kohore, duke ju dhënë më shume kohë përgatitjeje, e në të njëjtën kohë më shumë destinacione të reja. Shqipëria ka maja vërtet shumë të bukura dhe sfiduese, secila prej tyre duhet vlerësuar. Ky mision është menduar si një shtrirje kohore më e gjatë duke përfshirë pikat më kyçe të destinacioneve elitare në Shqipëri dhe Kosovë.
Misoni Korab II përbëhet nga 30 guida të cilat do të nisin në datën 3 Dhjetor 2017 per të përfunduar më pas me ngjitjen në majën e Korabit në datën 1 Korrik 2018. Të 30 guidat janë të alternuara në nivele të ndryshme vështirësie për ti dhënë mundësi gjithësecilit të përgatitet fizikisht duke kaluar nga niveli më i lehtë tek ai më i vështiri. E gjithë përgatitja do të permbyllet me ngjitjen ne çatinë e Shqiperisë.
Maja Korabit, 2764 metra i lartë, ndodhet edhe maja më e lartë në Shqipëri dhe në Maqedoni, duke qënë se është mal kufi-ndarës. Gjithashtu, Korabi, rënditet i katërti në të gjithë Ballkanin pas Rila (Bullgari), Olimpit (Greqi) dhe Pirini (Bullgari), është ndër malet që të ofron pamje fantastike të natyrës me peisazhe përrallore.
Qëllimi ynë për Misionin Korabi nuk është vetëm ngjitja e tij, por kësaj rradhe do të përqëndrohemi dhe ne njohjen e edestinacioneve të reja, te paekspoluara me pare, e promovimin e parqeve kombetare natyrore si ai i Shebenik – Jabllanicë shumë pak i njohur dhe i Valbonës, Thethin, Qafshtamës etj.
Më poshtë do të gjeni listën e plotë të guidave të programuara per Misionin Korab II.
Është praktikë e pranuar në të gjithë botën tashmë, që Guidat në natyrë të jenë të kategorizuara në nivele të ndryshme, sipas disa kritereve kryesore dhe specifike që ka një guidë.
Përgjithësisht kriteret janë:
– Distanca që do të përshkrohet,
– Koha e udhëtimit,
– Lartësia e ngjitjes,
– Vështirësia e shtigjeve,
– Rrezikshmëria e itinerarit,
– Lloji i terrenit,
– Rreziqet nga ambienti rrethues (për shembull kafshët e egra),
– Distanca dhe koha nga qendra shëndetësore më e afërt,
– Vështirësite në gjetjen e shtegut.
Këto kritere kanë bërë të mundur që ne të kemi një gjuhë komunikimi më të qartë me pjesëmarrësit, duke patur të njëjtën shkallë vlerësimi.
Nivelet e vështirësisë variojnë (përgjithësisht) nga 1-6, por shoqata të ndryshme të hiking mund të përdorin kategorizime dhe emërtime të ndryshme, gjithnjë ama duke i mirëpërcaktuar kriteret e përdorura. Përgjegjës për të përcaktuar vështirësinë e një guide e ka Krijuesi i Turit (TOUR DESIGNER) që duhet të jetë i licensuar dhe i specializuar në këtë fushë.
Çdo guide kërkon përgatitje dhe parapërgatitje të ndryshme në bazë të vështirësis, duke qenë se fillojnë nga më të lehtat dhe deri tek më të vështirat, nga pak kilometra deri në shumë kilometra, nga lartësi të vogla deri në lartesi shumë të mëdha, nga shtigje të thjeshta deri në shtigje shumë te vështira etj.
Përgatitja ndahet në dy shtylla kryesore: Përgatitja Fizike dhe
Përgatitja Psikologjike.
Përgatitja Fizike. Mundesia që tupi yt të përballojë lodhjen e krijuar nga një Guide e zgjedhur, kujtojmë, diellin, shumë kilometra, dehidratimin, peshën e cantës dhe veshtirësi te tjera.
Përgatitja Psikologjike. Mundesia që mendja jonë te perballoje veshtirësin psikologjike që krijohet, kujtojme që ka guida që ndodhesh 5 ore larg vëndeve të banuar dhe situata nga më të ndyshme, fakti që ndonjehere duhet të përballosh dhe rreziqe të caktuar që fizikisht mund të jenë mjaft të thjeshta, por psikologjikisht janë të pamundura. Të ngjitesh në mal është opsionale, të zbresësh është e detyrueshme.
Parapergatitja gjithashtu ndahet në dy shtylla kryesore që është : Kompletimi dhe Zgjedhja. Për të udhetuar në guida të ndryshme të duhen veshje dhe pasije të ndryshme, për guidat e Thjeshta dhe te Moderuar ndoshta mund të mjaftoheni me nje pale atlete dhe nje cante shpine, por për guidat e niveleve më të larta do te duhen veshje dhe paisje të vecanta. Pra kompletimi ka te beje me pasjen e paisjeve të duhura për guiden e duhur. Nga ana tjeter Zgjedhja ka të bëjë me aftesinë për te zgjedhur ato qe te duhen, qe do të thotë që nuk duhet të kesh gjëra të tepërta me vete dhe nuk duhet të kesh gjëra mangut.
Kujtojme që në Shqiperi mund te gjendën të 6 nivelet e vështirësis që përcaktohen.
Cdo nivel Vështirësie ka një ngjyre specifike që do të bëj të mundur që të dallohet vështirësia e guides me anë të vizualitetit.