Pemet jane ato qe na japin oksigjen dhe ato qe pastrojne Natyren nga dioksidi i karbonit.
Kemi menduar qe te gjithe se bashku te marrim nje nisme, ta PYLLEZOJME TARABOSHIN. Te gjithe ne t’i dhurojme nje fidan atij mali (koder) qe kemi çdo dite karshi dhe pse mos t’i japim me shume jete duke e mbushur me Peme!
Shkodra do jete me e bukur me nje pyll perballe dhe me e jetueshme me oksigjenin qe do i shtohet nga kjo nisme.
1 fidan kushton vetem 150 lek( fidan 3-vjeçar)
Do ta pyllezojme me pisha, geshtenja dhe Peme te ndryshme dekorative me ngjyra, qe Taraboshi jone te duket shumengjyresh ne varesi te stines.
Ftojme qytetaret, organizatat, shkollat, ndermarrjet, intitucionet , etj. te na bashkohen ne kete nisme per Shkodren tone ,qe pas disa viteve t’ua trashegojme femijeve dhe nipave tane nje Shkoder te mbushur me jete. Çdo pjese e Taraboshit qe do te mbillet nga nje grupim i siperm, do te quhet me emrin e tij.
Ne nisma te tjera, po ata grupe,do te shkojne nje here ne vit ,ne menyre simbolike,per t’i lagur fidanet.
Nje menyre kjo,per te qene me afer Pemeve te cilat jane plot jete.