Rëndësia e magnezit në ushqimin e përditshëm gjithnjë e më shumë po zë vend.
Magnezi është një ndër shtat mikroelementet themelore të rëndësishme për funksionim normal të organizmit, mirëpo hulumtimet tregojnë që më shumë se 50 për qind e popullatës e marrin këtë mineral në sasi më të vogël seç është e nevojshme.
Simptomat e para të mungesës së magnezit në organizëm janë: shqetësimi, sindroma e këmbëve jo të qeta dhe shfaqja e ngërçeve, pagjumësia, problemi me gjumin dhe lodhja.
Magnezi ndihmon në këto situata:
Dhembja e kokës
Magnezi kontribuon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj stresit të përditshëm dhe zvogëlon shpeshtësinë e dhembjes së kokës te personat me migrenë. U nevojitet personave me ngarkesa të shtuara psikike.
Ngërçet
Për shkak të humbjes së mineraleve, shumica vuajnë nga ngërçet e muskujve të ekstremiteteve të poshtme, prandaj për zbutjen e ngërçeve rekomandohet marrja e shtuar e magnezit.
Pagjumësia
Magnezi është ilaç natyral kundër pagjumësisë. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit, kapsllëkun, dridhjen e muskujve apo ngërçe, ankthin, nervozizmin etj.
Lodhja kronike
Magnezi ndihmon në prodhimin e energjisë, prandaj rekomandohet pas aktiviteteve fizike.