Art & Kulturë

MIK Festival/ Ja axhenda

Festivali “Muzika Internacionale në Korçë“ pas suksesit të madh vitin e kaluar, rikthehet në qytetin e serenatave, artit dhe artisteve, kulturës dhe qytetarisë për t’i dhuruar të gjithë pjesmarrësve pesë netë magjike. Fillesa e ketij festivali kaq madhështor është tek ideja dhe inkurajimi i Znj. Inva Mula së bashku me miqte e saj në Korçë.
Përgjatë gjithë aktivitetit të festivalit do mbizotërojnë madhështia e muzikës klasike, valsit, tingujve të pianos, kërcimit spanjoll, serenatave korçare nga artistë shqiptarë dhe jo vetëm.
Mik Festival çelet në datën 24 Korrik dhe përmbyllet në 28 Korrik duke I shtuar akoma dhe më shumë magji dhe sharm këtij qyteti.

1. Nata e parë 24 Korrik : Familja Papadhimitri

19: 00 – 22:00 “Mbrëmje kushtuar familjes Papadhimitri” – Teatri ” Andon Zako Çajupi ” Korçë

22:00 – DJ – Pazari i Vjetër i Korçës

2. Nata e dytë 25 Korrik : Nata Spanjolle

19: 00 – 22:00 “Mbrëmje Spanjolle” – Pazari i Vjetër i Korçës

22:00 – DJ – Pazari i Vjetër i Korçës

3. Nata e tretë 26 Korrik: Nata Austriake

19: 00 – 22:00 “Mbrëmje Austriake” – Pazari i Vjetër i Korçës

4. Nata e katërt 27 Korrik : Inva and New Friends

20:00 – 22:00 “Inva and New Friends”- Teatri “Andon Zako Çajupi”

22:00 – 00:00 Muzikë DJ Antoni Cako – Pazari i Vjetër i Korçës

5. Nata e pestë 28 Korrik : Nata e Serenatave

11:00 –13:00 Koncert ne kishen e Shipskes.

20:00 – 23:00 “Mbrëmje Serenatash” – Pazari i Vjetër i Korçës

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).