Pudingu me çokollatë është një ndër ëmbëlsirat që përgatitet shumë shpejt dhe ka një shije fantastike.
Përbërësit
1 kokërr vezë
2 gota qumësht
1 filxhan çaji sheqer
pak kripë
1/2 filxhan çaji kakao
1 lugë gjelle niseshte
1 bustinë pluhur vanilje
Përgatitja
1. Në fillim rrihni vezët në një tas.
2. Në një tigan shtoni 1 gotë qumësht, gjysmën e sheqerit dhe lëreni të ziejë.
3. Në një tas tjetër përzieni sheqerin e mbetur, niseshten dhe kakaon. Këtë masë shtojeni tek pjesa e mbetur e qumështit dhe përziejeni derisa të jetë tretur.
4. Më pas vendoseni të ziejë dhe vazhdoni të përzieni derisa masa të jetë trashur.
5. Lëreni të ziejë për 2 minuta, dhe shtoni vezën e rrahur derisa të jenë homogjenizuar. Përzierjen lëreni të ziejë dhe për 2 minuta.
6. Shtoni vaniljen. Fikni zjarrin dhe pudingun e nxehtë hidheni në tasa të vegjël dhe lëreni të ftohet në frigorifer për 1 orë.