Në Lushnjë së shpejti do të vendoset një memorial kushtuar Artistes së Popullit, Vaçe Zela. Memoriali do të vendoset në Sheshin e Qytetarëve.
Lajmi bëhet i ditur nga Bashkia Lushnjë duke theksuar se “në këtë memorial i cili është një vlerë e shtuar për qytetin e Lushnjës, Vaçe Zela është me kitarë e cila duket se do të këndojë këngët që nuk harrohen kurrë”.
Vaçe Zela kishte një zë të rrallë si ai i flladeve dhe i ujëvarave pranverore, zë ky që për më shumë se 40 vjet hyri në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut.