Mbyllja e TIE-IN: Bisedë mbi estetikën e muzikës alternative shqiptare

15 Janar, 18:30, Bulevard, Art and Media Institute

Programi Publik TIE-IN do të mbajë eventin e fundit këtë të shtunë, më 15 janar në orën 18:30. Eventi do të mbahet në hapësirën e Bulevard, Art and Media Institute dhe do të shënojë mbylljen e ekspozitës.

Në këtë Bisedë dhe Takim Muzikor do të mbahet në fokus estetika e muzikës alternative shqiptare, prodhimtaria e videoklipeve të këtij zhanri muzikor dhe transmetimi i tyre gjatë viteve 2004 – 2011.

Folës të ftuar janë Gentian Shkurti, Rubin Beqo dhe Vitmar Basha. Në përfundim të bisedës, Vitmar Basha do të mbajë një mini-koncert me muzikë akustike.