Art & Kulturë

MBRËMJE PËRKUJTIMORE

Me një mbrëmje të veçantë muzikore përkujtimore, pikërisht në 115-vjetorin e lindjes së tij, do të nderohen në “tempullin e muzikës” të Teatrit të Operës së Baletit, veprat e pianistit 🎹 dhe themeluesit të Shkollës Pianistike Shqiptare, profesor Tonin Guraziu.

📌 Nga iniciativa e mjeshtërit muzikor, profesor Zhani Ciko, për të promovuar dhe fuqizuar vlerat kombëtare artistike, dhe pjesëmarrjen e artistëve virtuozë si ✨ pianistja e talentuar Rudina Ciko dhe sopranoja e mirënjohur Marjana Leka, të cilat do të sjellin mjeshtërisht në piano 🎶muzikën e List-it (Wilde jagd), Chopin-it (Etud-op10) dhe Debussy-t (Feux d’artifice).

🩰 Magjia e kësaj mbrëmjeje muzikore do të arrijë kulmin me performancën e Trupës së Baletit të TKOB-së, Eles Ruli, Sabina Maklekaj, Anxhelo Muçollari, Armando Meci dhe Enio Qirici, drejtuar nga profesionisja Adela Muçollari, nën ritmin e muzikës së kompozuar nga profesor 🎖️ Tonin Guraziu.

👉 Mos mungoni, më 25 prill, ora 19:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit, Holli Koncertor!

🤗 Hyrja e lire!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).