Kontributi artistik i kompozitorit Josif Minga do të vijë në këtë mbrëmje në një kombinim tingujsh, fjalësh dhe imazhesh. Janë thuajse 50 vjet karrierë që përmbledhin krijimtari muzikore në gjini të ndryshme, aktivitet pedagogjik e punë artistike me ansamblet e traditës. Bëhen bashkë emra të njohur që kanë bashkëpunuar me të ndër vite (Eli Fara, Afërdita Zonja, Sherif Merdani, Spiro Katundi, Dhimitër Disho, Skënder Rusi, etj.) dhe muzikantë të rinj (Gëzim Toska, Gloria Nure, kuarteti i harqeve Archidea, ansambli instrumental i shkollës T. T. Koço.)

Mbrëmje Artistike me kompozitorin Josif Minga
Prev Post
Për-Pjekje me të Kaluarën
Next Post
Koncert me Tre Tenorët. Ja