Me rastin e festave të fundvitit, filmi i njohur italian “Malena” do të shfaqet tek Vila Ironbrush, të enjten më 28 dhjetor, ora 20:00 – 22:00.
Me regji të Giuseppe Tornatore, filmi tregon historinë e një djali 13 vjeçar që jeton në vitin 1941 në një fshat të vogël të Siçilisë. Asgjë interesante nuk ndodh në këtë fshat, deri në momentin që djali zbulon diçka që do t’i ndryshojë përgjithmonë jetën.
Besoj se të gjithë e keni dëgjuar shprehjen e njohur amerikane “It’s a Wonderful Life” (Është një jetë e mrekullueshme), ku është realizuar edhe një film me të njëjtin titull. Për të gjithë ju që nuk e keni parë ende, ky film që është nominuar për 5 Oscar, do të transmetohet të enjten më 28 dhjetor.

Its-a-Wonderful-Life
“It’s A Wonderful Life” është një dramë dhe fantazi amerikane, e cila tregon historinë e një ëngjëlli të dërguar nga qielli në prag Krishtlindjesh, për të ndihmuar një biznesmen të trishtuar dhe të acaruar, duke i treguar se si do të ishte jeta nëse ai nuk do të kishte ekzistuar.
Filmi do të shfaqet nga ora 19:00 – 21:00, tek Ten Qendra Multifunksionale.