Art & Kulturë

Logu i Bjeshkëve, E Bukura e Bjeshkëve

Kete te shtune me date 5 gusht, ne Qafe Predelec ne Bjeshket e Namuna organizohet Logu u Bjeshkeve. Nji aktivitet per te bukuren e bjeshkeve, ku nuk prezantohet vetem e bukura e asaj zone, por dhe folklori me etnografine. Ato kustume datojne nder shekuj e te cilat jane me te lashtat ne Europe apo dhe bote. Alpet tona ruajn traditen e lashte, te legjendave dhe te nje kulture te koherave te perendive te lashta.

Ju ftojme te na bashkoheni! ^_^ Nisja do behet diten e shtune ne oren 08:00 tek turizmi Shkoder, bileta vetem 12 euro, nr i limituar (0692545500)

Programi :
– Nisja me furgon ne oren 08:00 tek Turzimi Shkoder.
– Ndalese ne Leqet e Hotit
– Ndalese ne Tamare.
– Lumi Cem.
– Ndalese ne Qafe Predelec ku do organizohet festa.
– Pas festes shetitje ne Vermosh, (sipas preferences) tek ujvara ku mundemi te lahemi apo tek “Qershia” per te kaluar disa momente relaksuese.
– Pasdite vone kthimi per Shkoder.

Duhet te merrni me vete ushqimin per piknik, dashurine per Natyren, buzeqeshjen dhe shpirtin e aventures. Atje do hedhim valle dhe kange sebashku me vizitore nga e gjithe Shqiperia.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).