Art & Kulturë

Libri zhvillon fëmijët

Të lexosh nuk mjafton vetëm të dish gërmat.

Të lexuarit padyshim ndikon në formimin e fëmijëve.

Ndaj psikologët sugjerojnë që të mësuarit me librin të nisë në fëmijërinë e hershme. Botimet me figura shihet si mundësia më e mirë për tu futur në botën letrare, e më pas vazhdohet me përralla dhe tregime të shkurtra.

Psikologët veçojnë se fëmijët tërhiqen më shumë nga librat e fantazisë, sepse ua zhvillojnë imagjinatën duke i çuar në situata dhe vende të panjohura.

Burime nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë rendisin këto tituj si më të kërkuarit ndër vite.

‘Zemra’, ‘Tarzani’, ‘Robinson Kruzo’, ‘përrallat e vellëzerve Grim’, ‘Aventurat e Tom Sojerit’ dhe ‘Përrallat e 1001 netëve’ e të tjera.

Sipas një studimi të bërë në Europën Perëndimore, gjatë 10 viteve të fundit numri i fëmijëve që marrin hua librat nga bibliotekat për t’i lexuar dhe për t’i rikthyer sërish është shumë më i vogël krahasuar me një dhjetëvjeçar më parë.

Ky është një fenomen shqetësues edhe në Shqipëri, në një kohë kur po flitet se fenomeni i leximit është në rënie.

Libri është guri i themelit në përgatitjen dhe zhvillimin intelektual të fëmijëve. Ndaj dhe psikologët sugjerojnë që të krijohet një lidhje e ngushtë që herët duke u hapur edhe një dritare më shumë për të parë botën.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).