BBC i ka kushtuar një artikull të tërë Arineta Mulës e cila në nëntor të vitit 2017 u ngjit në majën e malit Everest, që konsiderohet si mali më i lartë në botë.
Më poshtë keni disa pjesë nga ky reportazh.
“Arineta Mula, 30 vjeçarja, ka lindur në Pejë, qytet në shtetin e vogël e të izoluar të Kosovës. Fëmijërinë e kaloi në një periudhës së luftës e të pasigurisë… Shëprngulja nga Peja në Prishtinë më ndryshoi mënyrën e jetesës, më dha mundësi për të ndryshuar, aty nisa një punë, bëra miq të rinj, krijova kontakte dhe mendoj se në fund e zbulova pasionin dhe dashurinë time për hiking dhe ngjitje.. Kur bie fjala te gratë, natyrisht që gruaja e parë që më kujtohet është nëna ime. Ajo ka pasur shumë vështirësi në jetën e saj, dhe duke e parë atë se në çka ka kaluar, mund të them se sot gratë në Kosovë kanë një pozitë shumë më të mirë. Ne kemi më shumë të drejta, po luftojmë për ëndrrat tona, sot ne mund t’i bëjmë gjërat që duam.”
Në reportazhin për BBC, Mula ka rrëfyer edhe vështirësitë që ka hasur gjatë ngjitjeve, teksa ka thënë se këto përvoja e kanë bërë edhe më të fortë.
“Ndihem shumë mirë që e kam gjetur një forcë të brendshme për të vazhduar tutje, edhe në momentet më të vështira që ishin sikur të mbesje pa oksigjen në 8600 metra lartësi, apo të lëshohesha poshtë e vetme. Ndihem më e fortë, ndihem vetja dhe me të vërtetë besoj se gratë mund të bëjnë shumë më shumë se që mendojnë”.