Art & Kulturë

Lezhë, Kisha e Shën Premtes drejt rijetëzimit

Specialistët e DRKK Shkodër kanë kryer ndërhyrje emergjente në Kishën e Shën Premtes në fshatin Balldren të Lezhës.

Kisha e Shën Premtes në fshatin Balldren të Lezhës, pësoi dëmtime ditë më parë nga erërat e forta.

DRKK Shkodër kreu riparimin dhe ndërhyrjen emergjente të mirëmbajtjes në pjesën e dëmtuar.

Gjatë vitit 2019 në bashkëpunim dhe me Institutin e Monumenteve të Kulturës është parashikuar ndërhyrja për rehabilitimin e plotë të saj, në aspektin strukturor por dhe në konservimin e afreskeve që ky objekt kulti ruan.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).