Meqenëse shkaku kryesor i frikës te fëmijët është dhembja, rruga për t’i kalitur dhe armatosur kundër frikës dhe rreziqeve është t’i mësojmë të durojnë dhembjen. – John Locke
Një natë dimri një plaku ia zgërlaqin kokën. Kufomën e plakut e gjen Katerina, mbesa e tij shtatëvjeçare, e cila qysh prej këtij çasti e kyç gojën dhe nuk nxjerr më asnjë fjalë. Psikiatri Rafael Horn, i cili merr përsipër trajtimin e vajzës së vogël, pa dashje përfshihet në zbulimin e vrasjes.
Psikograma e kësaj qyteze është vërtet shqetësuese – por, cili nga banorët e saj ishte vizitori i fshehtë i natës? Kush ta ketë kryer këtë krim të tmerrshëm?
Lexoni “Ëmbëlsia e jetes” të shkrimtarit austriak Paulus Hochgatterer dhe zbuloni më tej një histori të mbushur me mister, trillër dhe psikologji. Do t’ju befasojë!