Art & Kulturë

Ky truk do t’ju ndihmojë t’i hekurosni rrobat më shpejt

Hekurosjen e rrobave jo të gjithë e kanë qejf. Por edhe pse nuk mund ta shmangim, mund ta bëjmë më të lehtë si proces dhe për këtë ekzistojnë truke.

Ja si t’ia bëni që t’i hekurosni rrobat më shpejt.

Vendosni një letër alumini ndërmjet veshjes që po hekurosni dhe tavolinës së hekurosjes.

Ndërkohë që ju hekurosni njërën anë të rrobave, letra e aluminit do të përcjellë nxehtësinë edhe në anën tjetër dhe rrobat do të hekurosen lehtësisht.

Kjo do të bëjë që të kurseni më shumë kohë, sidomos në mëngjes kur ora fluturon.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).