Perth, që gjendet në kontinentin Australian, është cilësuar si qyteti më i izoluar në Tokë për shkak të shkretëtirës prej 321 km që e rrethon, duke e veçuar nga çdo zonë tjetër e banuar.
Me një popullsi prej 2 milion banorësh, ky qytet në bregun lindor të Australisë ndodhet gjeografikisht më afër qytetit të Jakartës në Indonesi kundrejt kryeqytetit të tij Sydney, prej të cilit ndodhet plot 3291 km larg!
Për australianët, udhëtimi deri në Perth është më i kushtueshëm dhe më i gjatë se sa një udhëtim në Bali, Indonesi. Zona më e afërt e banuar është Adelaide, një qytet me 100.000 banorë, 1300 milje larg.