Art & Kulturë

Kush e solli Doruntinën?

“O Zot i madh, ndoshta nuseve te sotme u pēlqen të udhëtojnë në krahë hijesh nëpër terr e asgjë”. Këto fjalë Kadare i shkroi plot 40 vite më parë në përmbyllje të “Kush e solli Doruntinën”. Po vërtet, kush e solli Doruntinën? Kostandini? Përveçse me besën, a ka lidhje Balada e Kostandinit edhe me ndonjë traditë tjetër tonën të moçme, si fjala vjen me Halloëeenin? Po miti i ringjalljes në një ditë të caktuar a është kremtuar ndonjëherë në këto vise?

Në një bisedë me Ledi Shamkun do të shqyrtohen disa aspekte të traditës arbëreshe. Gjithashtu në ambjentet e Shtëpisë Studio do të ekspozohen dhe pjesë dorëshkrimi dhe shënimesh mbi Doruntinën nga vetë Kadare si dhe faqe nga daktilografimi i veprës. Mos e humbisni. Të mërkurën më 30 tetor.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).