“Kur bie mbrëmja”, Paradë me fenerë

“Kur bie mbrëmja”, Paradë me laterna (fenerë) për inaugurimin në Rrugën e Ambasadave të ndriçimit sipas parimit të efiçiencës energjetike

Me ndihmën e Qeverisë Federale të Gjermanisë, Bashkia e Tiranës ka instaluar në Rrugën e Ambasadave ndriçues sipas parimit të efiçiencës energjetike si dhe kanë vendosur një panel diellor për të prodhuar energji të gjelbër. Ky projekt pilot ka si qëllim reduktimin e konsumit të energjisë dhe të mbetjeve CO2. Projekti është një komponent i bashkëpunimit gjithëpërfshirës gjermano-shqiptar për të rritur efiçiencën e energjisë në Shqipëri.

Të mërkurën, në datën 14.11.2018, projekti i prezantohet publikut. Me këtë rast ka edhe një paradë me laterna, e cila do të fillojë në orën 17:30 te “Rruga e Durrësit”, Sheshi “Adem Jashari” dhe më pas do të kalojë përgjatë Rrugës së Ambasadave.

Ejani te Rruga e Ambasadave – së bashku me fëmijët dhe familjen dhe mbi të gjitha me laternat e punuara nga vetë ju! Sipas traditës gjermane të paradës me laterna, do të ecim në rrugë duke kënduar me një laternë në dorë. Pas prezantimit të shkurtër të projektit, Ambasadorja Schütz, Ministri i Energjisë Gjiknuri dhe Kryetari i Bashkisë Veliaj do të inaugurojnë ndriçimin e ri. Më pas fëmijët janë të ftuar të marrin pjesë në një kuic mbi temën e efiçiencës së energjisë, ndërsa për prindërit do të ketë një ponç vjeshtor.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).