Industria kompjuterike po përballet prej kohësh me një të metë që ndodhet në sistemin e sigurisë, e cila cënon sigurinë dhe informacionet tuaja personale.
Ky defekt lejon hacker-at që të vjedhin fotot, videot dhe informacionet konfidenciale që keni, duke depërtuar në memorien që ruhet tek chipet e kompjuterëve.
AMD dhe Intel janë dy chipet që ndodhen në të gjithë sistemet kompjuterike, qofshin ato Apple apo Microsoft Windows. Kompanitë prej nga janë prodhuar këto chipe po mundohen që të zgjidhin këtë defekt sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ndërkohë, për të mbrojtur sigurinë tuaj, ju duhet ta përditësoni kompjuterin me sistemin e sigurisë së fundit që kompania e softuerit tuaj ju rekomandon. Pra, nëse keni Microsoft, sistemin Windows dhe Apple për iOS.