Art & Kulturë

”Krijo oksigjenin tënd”, nisma shtrihet edhe në shkollat e vendit

Prezantohet sot nisma për gjelbërimin e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, kudo të Shqipëri, për një aktivizim social masiv, në mbrojtje të natyrës dhe shëndetit. Një shkollë, një parcelë ku të mbillen pemë për të ndërtuar kurorën e gjelbër të shkollës, apo të mjediseve të tjera në zonat e mbrojtura dhe jo vetëm.

Ky ishte qëllimi i takimit, sot, në shkollën “Fan Noli”, ku ministri Klosi realizoi një takim me drejtuesit e drejtorive rajonale arsimore dhe drejtorët e shkollave për përfshirjen e tyre në fushatën ”Krijo oksigjenin tënd” për të edukuar brezat e rinj, për të mbjellë sa më shumë pemë në datat 1-2 mars, në Ditët e Pemëve.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).