Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Muzeu Historik Kombëtar nisën bashkëpunimin për organizimin e Kinoklubit Frankofon me shfaqjen e një sërë filmash francez për publikun shqiptar. Filmi i parë që u shfaq mbrëmjen e djeshme ishte filmi me titull “Xhelozja” nga Stéphane & David Foenkinos (Zhanri – Komedi).
Në filmin me titull “Xhelozja” shfaqet aktorja Nathalie Pêcheux, në rolin e një profesoreshe e letërsisë, e divorcuar, e cila shndërrohet papritur, nga sot nesër, nga nënë e kujdesshme në një xheloze të sëmurë. Nëse shënjestra e saj e parë është vajza e saj e hijshme 18-vjeçare, Matilda, balerinë, fusha e saj e veprimit zgjerohet tek miqtë e saj, kolegët, madje edhe tek fqinjët.