‘Krijime popullore shestanase’ libri që sjell këngët e popullit

Në kuadër të veprimtarisë botuese të Shtëpisë Botuese Diti&Oli nga Ulqin këto ditë nga shtypi doli libri i tipit monografik me titull “Krijime popullore shestanase” të cilën me plot zell e përgatiti Simë Gjon Dobreci.

Libri është i ndarë në dy kapituj. Kapitulli i parë përfshinë këngë popullore të ndara në grupe: fillon me Këngë dashurie dhe vazhdon me Këngë lirike – dasme, Këngë të barinjve, Këngë kurbeti, Vajtime, Këngë Humoristike, Këngë të reja, Këngë të autorëve, Këngë historike, Balada-elegji dhe Këngë kreshnike e që të gjitha këto së bashku përfshijnë 113 këngë dhe variante të këngëve që i këndojnë shestanasit.
Kapitulli i dytë gjithashtu është i ndarë në katër tërësi ku pjesa e parë përfshinë Urtësi-Thënie, pjesa e dytë paraqet një historik të shkurtër të autoktonisë shqiptare Krajës dhe Shestanit e përcjellë njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe sllave, pastaj pjesa e tretë përfshin disa nga personalitetet më me zë të Shestanit dhe pjesa e katërt dhe e fundit recensionet dhe vlerësimet e profesorit Emil Lafes (Tiranë) dhe prof. Hajrullah Koliqit (Prishtinë) për librin “Krijime popullore shestanase” të Simë Gjon Dobrecit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).