Art & Kulturë

Kosova 10 vjet shtet i pavarur: Zbulohet kush këngëtare me famë botërore do të performojë në koncert

Rita Ora pritet të performojë më 17 shkurt në koncertin që do të zhvillohet në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Lajmi mbi performancën e këngëtares ka qarkulluar në media për një kohë të gjatë, por vetëm sot ai është konfirmuar nga Adil Behramaj i Këshillit Organizativ të krijuar me rastin e festimit të pavarësisë së Kosovës.

“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00 para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora”, ka thënë Behramaj per radion “Evropa e Lirë”.

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës ka nisur me festime të ndryshme në të gjithë vendin, ndërkohë që festa kryesore do të zhvillohet në Prishtinë më 17 shkurt.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).