Kori i Filarmonisë së Kosovës rikthehet në Tiranë për 75-vjetorin e Liceut Artistik

9 dhjetor, 19:00 Salla “Tonin Harapi,” Liceu Artistik “Jordan Misja”

Kori i Filarmonisë së Kosovës rikthehet në Tiranë me një koncert premierë. Koncerti është pjesë e kalendarit të ngjarjeve në shënim të 75-vjetorit të themelimit të Liceut Artistik “Jordan Misja.” Hyrja do të jetë e lirë për këdo, për sa kohë ndiqen masat kundër Covid-19. Dyert e sallës së koncerteve “Tonin Harapi” në ambientet e Liceut hapen në orën 19:00.

Do të interpretohen vepra nga Rafet Rudi, Vasil S. Tole, Laura Jēkabson, Peder Karlsson, Jake Runestad dhe Ola Gjeilo nën drejtimin e Hajrullah Sylës.