Art & Kulturë

“Kontrata” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

‘KONTRATA’ e autorit Slawomir Mrozek, është një dramë psikologjike e cila bën fjalë për një shkrimtar europian të moshuar, të vetmuar, të varfër, e të dëshpëruar, pa familje, pa miq, pa shtëpi, e me bindjen që s’ka më asnjë arsye të jetojë. Nën presionin e një dëshpërimi total, ai vendos të vdesë. Por nuk ka guxim për vetëvrasje. Dhe me paratë e fundit që i kanë mbetur, punëson si vrasës me pagesë, një djalosh ballkanik, me kusht që vrasja të jetë e beftë, e shpejtë, e pa dhimbje. Djaloshi e pranon ofertën, edhe të dy bien dakord, që kjo “kontratë bashkëpunimi” të realizohet me saktësi brenda shtatë ditësh. Kohën dhe vendin e vrasjes, duhet ta zgjedhë djaloshi…
REGJISORLedian Gjeçi
AKTORLedion ZoiKevin Rrapaj
SKENOGRAFBeqo Nanaj
MAKE UP FXJacopo Tomassini
KOSTUMOGRAFEBukuroshe Sinanaj

KONTRATA

Data: 28 dhe 29 Qershor

Ora: 20:00

Vendi: Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ArTurbina

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).