Festojmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare!
Të dashur miq, nëse dëshironi të kaloni një ditë ndryshe dhe plotë harmoni, ju ftojmë ta bëni këtë duke u bërë pjesë e konkursit tonë me valle popullore!
Përmes këtij konkursi, synojmë që të mbështesim projektet me karakter tradicional, përmes të cilit do të promovohen vlerat kulturore që vallet tona mbartin dhe që kanë për qëllim evidentimin e talenteve të rinj dhe siç mendoi Ismail Kadare te romani ”Dasma”:”Mbi gërmadhat e një valleje të porsa prishur fillonte të ngrihej një valle e re…Kjo lëvizje këmbësh dhe duarsh mund të ishte alfabeti më i vjetër i krijuar dhe i lexuar nga njeriu”.
Tre grupet më të mira do të vlerësohen nga një juri profesioniste e fushës dhe do të kenë çmime speciale nga nisma e studentëve të Masterit Shkencor, viti i II-të, për ndërgjegjësimin e të rinjve në ruajtjen e folklorit. Si edhe do të kenë mundësinë që të performojnë mes artistësh në koncertin e fundit të fushatës tonë.
Konkursi do të zhvillohet në datën 15 Janar 2019, në sallën e konferencave të Kolegjit Universitar Bedër.
Në kuadër të këtij konkursi, me projektet e tyre mund të konkurojnë të gjithë të interesuarit nga të gjithë trevat shqiptare.
Rruga Jordan Misja, Tiranë