Në emër të Komitetit Organizator, do të mbahet Konferenca e I-re e Albanian Society for Trauma & Emergency Surgery (ASTES) në 10-11 Nentor, 2017-Tirane, Shqipëri.
Motoja e Konferences është “We meet together – share our experience” e cila synon një larmi topikash që kanë të bëjnë me “Traumën & Urgjencën Kirurgjikale” duke inkluduar në të, të gjitha specialitetet e tjera që lidhen në mënyre direkte dhe indireke si pjesë integrale e menaxhimit të pacientit.
Komitetit Organizator i 1-st ACTES (Albanian Conference for Trauma & Emergency Surgery) njofton hapjen e deadline për pranimin e abstrakteve për i 1-st ACTES që do të zhvillohet në 10-11 Nentor, 2017-Tirane Shqipëri.
Deadline i pranimit te abstrakteve është deri në 31 Gusht 2017
Gjatë procesit të paraqitjes, autorët duhet të zgjedhin midis Studimi Klinik / Kërkimit Shkencor dhe Case report. Të dyja llojet ndryshojnë në strukturën e përmbledhur:
A. Mund të dorëzohen Poster dhe Prezantimet Orale:
1. Hyrje
2. Materiali dhe metodat
3. Rezultatet
4. Diskutimet
5. Konkluzionet
6. Referencat
B. Case report (Vetëm me Poster mund të dorëzohen)
1. Historia e rastit
2. Të dhenat klinike
3. Ekzaminimet / rezultatet
4. Diagnoza
5. Terapia dhe ecuria
6. Diskutimet
7. Referencat
Abstraktet e pranuara do të paraqiten në Konferencë dhe do të publikohen në Librin Abstrakteve. Abstraktet nuk duhet të kalojnë 250 fjalë. Gjuha e perdorur ne dergimin e abstracteve eshte gjuha Angleze. (Ndiqni postimet ne faqe, tek kategoria “Notes” se si do të pergatitet nje abstrakt per prezantim oral apo si poster presentation.)