Art & Kulturë

Edicioni i parë i PITF, aktoret kroate sjellin personazhet e përrallave në Kosovë

Ekipi kroat me shfaqjen “Dhe jetuan të lumtura…?”,nisi edicionin e parë dhe rrugëtimin pesë ditorë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Prishtina International Theater Festival” brenda hapësirave të Teatrit AAB “Faruk Begolli”.

Kjo shfaqje erdhi nën realizimin e produksionit të Ines Bojanic – Scena Gorica, me autore Nina Horvat dhe regji të Frana Marija Vrankovic, në shfaqje u paraqiten aktorët e shquara kroat: Jelena Hadzi Manev, Mia Krajcar, Doris Pincic Rogoznica dhe Selma Mehic. Kjo shfaqje synon njërin nga çmimet e këtij festivali, çmimi për aktorin apo aktoren më të mirë në rol kryesor, çmimi për aktorin apo aktoren më të mirë në rol dytësor, çmimi për regjinë më të mirë dhe për shfaqjen më të mirë.

Ilir Tafa, drejtori i këtij festivali bëri hapjen në pesë gjuhë të shteteve të cilat janë pjesë e këtij festivali, i cili paralajmëroi se do të jetë tradicional. “Jam shumë i lumtur që sot po e hapim këtë festival, dhe shpresoj që edhe viteve të tjera të jemi së bashku, trupat teatrale i falënderoj që kanë ardhur në Kosovë, që kanë ardhur në teatrin e AAB-së, që e mban emrin e aktorit tone të madh Faruk Begolli”, u shpreh Ilir Tafa.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).