Shoqata MAYA kërkon të realizojë Konferencën e Ⅱ-të
“Risitë në Farmaceutikë”, pasi nje organizimi të suksesshëm dhe një interesimi mjaft të lartë të profesionistëve në këtë temë!
Për këtë arsye kjo konference kërkon të realizojë këto objektiva:
1. Të prezantoje studime të produkteve (të regjistruara) që kanë hyrë për herë të parë në tregun shqiptar.
2. Risi përsa i përket formulimit të barnave inovative.
3. Review të zhvillimeve më të fundit në farmaceutike dhe në mjekësinë alternative.
4. Metodat e reja të menaxhimit të Farmaceutikës në vendin tonë. (Sistemet Farmako-vigjilencës, Sistemet e Marketingut dhe të prodhimit të barnave)
Target Grupi :
• Mjekë
• Farmacistë
• Infermierë
• Stomatologë
• Teknik Laboratori
• Fizioterapistë
• Imazheristë
• Mami
• Logoped
Shumë shpejt do të lancohet dhe programi i detajuar i Konferencës!!!