Art & Kulturë

Komedia “Tango” në skenën e “ArTurbina”

Komedia “Tango” me regji nga Artan Imami erdhi për publikun mbrëmjen e djeshme në skenën e “ArTurbina”.

Shfaqja erdhi për publikun nën interpretimin e aktorëve Florian Binaj dhe Ledio Cako. Në komedinë “Tango” është historia e një djali, që vuan sepse e ka lënë e dashura, dhe një djalë tjetër që do ta lërë të dashurën e tij.

Më herët për komedinë “Tango”, Imami ka treguar se tema kryesore është ajo e miqësisë midis dy shokëve, si dhe marrëdhënieve që kanë ata me të fejuarat respektive, marrëdhënia që kanë ata me lirinë e tyre individuale, me pasojat që sjell një divorc i padëshiruar dhe një divorc nga shoku tjetër i dëshiruar. Shfaqja do jepet për publikun dhe sonte në orën 19:30 dhe nesër në orën 18:00 në skenën e ”ArTurbina”.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).